ZRrE-ja merr vendim: Dyfishohet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovatë

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 11:29 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me vota unanime, ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovatë, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë energjie (kWh), ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë 12.5 cent për kilovat për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Propozimi që e bëri Hysen Rudari nga Departamenti i Tarifave në ZRrE, u miratua nga të pesë anëtarët.

“Blloku i ri tarifor të zhvendoset në 800 kWh. Struktura tani e re tarifore deri në 800 kWf i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efiçiente me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 kWh është tarifa e lartë prej 12.5 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, ka thënë Rudari.

Sipas kësaj, çmimi i energjisë elektrike dyfishohet për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh (104% për tarifën e ultë dhe 85% për tarifën e lartë).

“Një propozim ka ardhur që kostoja të rritet rreth 12 për qind për të gjithë konsumatorët, dhe ky propozim është i papranueshëm për ZRRE sepse nuk reflekton koston për shërbime për të gjithë konsumatorët”.

Për konsumatorët komercialë dhe shtëpiakë do të kenë zero të rritjes së tarifave deri në 800 kWh, pra 2.89 centë për tarifën e ultë dhe të 6.75 për tarifën e lartë, ka shpjeguar ai.

Për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës.

Të ngjashme