ZTE do të lansojë smartfonin 5G në MWC 2019

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Në janar, kompania e njohur kineze e teknologjisë, ZTE, është zotuar se do të lansojë telefonin e saj të parë 5G në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Kjo do të ndodh në MWC 2019 (Kongresin Botëror për Celularë) më 25 shkurt, të hënën e ardhshme, pasi ftesa e ngjarjes premton “Axon të ri, Pajisje të re avancuar 5G”.

Nuk është e qartë nëse kjo fjali i referohet pajisjes së njëjtë apo dy modeleve. GSM Arena shkruan se bëhet fjalë për Axon 10 Pro me procesor Snapdragon 855, kështu që rrjeti 5G përfundimisht është i mundshëm.

Megjithatë, shumica i kompanive janë duke lansuar seri të ndara për debutimin e telefonave të tyre 5G – Samsung, OnePlus, Huawei, LG dhe kompani të tjera janë duke lansuar pajisjet e tyre të avancuara dhe janë duke i ndjekur ato me telefonat e rinj 5G, transmeton Koha.net. Kështu që, mund të presim Axon 10 Pro dhe Axon 10 5G ose diçka të ngjashme.

Nën-brendi i ZTE-së, nubia, po ashtu, do të lansojë telefonin e palosshëm më 25-in.

Gjithashtu, ZTE mund të sjell telefona të rinj nga seria “Blade”.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme