Zubin Potok, arrestohet një 38 vjeçare që sulmoi policët në gjendje të dehur

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Të premtën rreth orës 22:10 një femër në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin duke patrulluar për respektimin e orarit të punës dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

E dyshuara me inicialet B.M, (1983), po ashtu edhe kishte refuzuar testin për alkool.

Ajo është arrestuar nga policia.

“Më 03.04.2021. rreth orës 22:10, gjatë kryerjes se aktivitetit të patrullimit, sipas planit operativ të Qeverisë së Kosovës, për respektimin e orarit të punës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është vërejtur se një objekt hotelier ishte i hapur në kundershtim me kufizimet .Në vendin e ngjarjes është hasur e dyshuara femër kosovare me iniciale B.M., ( e lindur në 1983), e cila në mënyrë të dukshme ishte e dehur. E njëjta refuzoi urdhrat e zyrtarëve policor, i ofendoi dhe sulmoi fizikisht ata, si dhe refuzoi të mbyllte lokalin”.

“E dyshuara u vu nën kontroll të zyrtarëve policor dhe u soll në stacionin policor në Zubin Potok. Ajo gjithashtu refuzoi edhe kërkesën e policisë për t’u testuar për alkool.Të njëjtën mbrëmje, në të njëjtin lokal, një person i dyshuar mashkull, u ndalua në stacionin e policisë, u testua për alkool dhe rezultoi (0.99). Personi i shoqëruar, gjithashtu kishte pasur mosmarrëveshje verbale me zyrtarët policor”.

“Lidhur me rastin është informuar Prokurori kujdestar, dhe i njëjti urdhëroi që dy personat të ndaloheshin jo më shumë se 6 orë dhe për shkak të dehjes, përderisa deklaratat e tyre të merren më 4 prill 2021. Rast penal është iniciuar kundër të dyshuarës f/k: “Pengimi i personit zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa, ndaj personit tjetër, të fillon procedura për kundërvajtje.Me datë 04.04.2021. janë marrë deklaratat e dy të dyshuarve dhe me urdhër të Prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregulltë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme