Mark Zuckerber ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 milionë euro, por tani duket se po hyn në treg për një tjetër akoma më të madh.
Pronari i rrjetit social raportohet se ka porositur një mega-jaht 300 milionë euro që po ndërtohet aktualisht në Holandë, i njohur tashmë si Project 1010.
Miliarderi i rrjeteve sociale që llogaritet se ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë, është parë të vizitojë barkën masive në ndërtim dhe burimet thonë se ai shpreson të bëhet pronari saj.
Anija 130 metra e gjatë thuhet se zotërohet aktualisht nga një tjetër biznesmen misterioz, dhe është në ndërtim në kantieret holandeze Feadship teksa ka nisur testimet detare prej vitit të shkuar.