Zv.kancelari austriak: Veriu i Kosovës duhet ta ketë të drejtën e vetëvendosjes

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 10:25 | Nga

Heinz-Christian Strache, zëvendëskancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet ta ketë të drejtën e vetëvendosjes.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net, para shkuarjes në Beograd. Të hënën ai do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.

Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet ta ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme