“Ne e pranojmë Kosovën si shtet të pavarur”

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 09:03 | Nga

Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunasek, ka vizituar të mërkurën kontigjentin austriak të KFOR-it në Kosovë.

Atje ai tha se pozicioni i Austrisë është i qartë, domethënë Vjena zyrtare e pranon Kosovën si shtet të pavarur.

Kunasek iu tha gazetarëve se deklarata e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache për të përditshmen serbe “Politika” se “Kosova është pjesë e Serbisë”, rrezikon rreth 440 pjesëtarë të ushtrisë austriake në KFOR.

Kjo deklaratë e zëvendëskancelarit austriak kishte ngjallur reagime të shumta, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme