Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, në emisionin Frontal të Televizionit 7, thotë se është e papranueshme gjuha e Presidentit Hashim Thaçi ndaj familjes së kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Tahiri ka thënë se prej kujtdo që vjen një gjuhë e tillë duhet të ndalet sepse, sipas tij, nuk mund të sulmohet asnjë figurë politike përmes familjes.
Zv.Kryeministri dënon gjuhen e Presidentit ndaj Vjosa Osmanit
Teksa ka dënuar gjuhen e përdorur nga presidenti karshi kryeparlementares, zv.kryeministri shton se përdorimi i një gjuhe të tillë është rezultat i mungesës së ligjit për Lustracion.
Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë në Klan Kosova ka thënë se babai i kryeparlamentares ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.