Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se tani nuk është koha që të merren me trase të rrugëve.
Ai këto komente i bën pas një reagimi të djeshëm të Behgjet Pacolli i cili akuzoi Qeverinë për ndryshime të trasesë Gollak –Gjilan. Pacolli tha se kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur ai ishte jashtë vendit.
Por sipas Berishës, vizita e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov në Serbi, është një ngjarje e rëndësishme dhe Kosova do të duhej të jetë e fokusuar ndërsa ministria e jonë e jashtme e mobilizuar në tërësi.
“Kjo, nuk është kohë që të mirremi me trase të rrugëve e as për joseriozitete të deklaratave të paautorizuara e populiste të stafit diplomatik, që në gjuhën diplomatike lexohet si mosorganizim e mosrespektim i rendit”, ka shkruar ai.
Siç shprehet ai, ky është një problem i thellë, i përmasave të politikës e diplomacisë botërore dhe ky joserioziteti detyrueshëm do të ketë pasoja për diplomacinë dhe shtetin e Kosovës.