Zv/sekretari amerikan i shtetit, Sullivan, viziton Maqedoninë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, John J. Sullivan, po qëndron në Maqedoni në kuadër të vizitës së tij në disa shtete të rajonit.

Diplomati i lartë amerikan në Shkup do të pritet nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë.

Në këto takime, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe rajon, marrëveshjen për emrin me Greqinë, nevojën e zbatimit të reformave dhe çështje të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme