Zv.Sekretari Amerikan: Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka shkruar për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, këtë javë.

Verma ka thënë se gjatë kësaj vizite do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Verma në llogarinë e tij në platformën “X”.

Të ngjashme