Zvarritet realizimi i projekteve në Zhegër

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Opozita ka akuzuar Komunën e Gjilanit për zvarritje të projekteve të parapara për realizimin në fshatin Zhegër.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, zvarritja e projektit të ndërtimit të shkollës në fshatin Haxhaj është duke shkaktuar probleme për nxënësit, të cilët vazhdojnë procesin mësimor në bodrumin e xhamisë. Gjithashtu, janë kritikuar edhe vonesat në ndërtimin e palestrës sportive si dhe mosintervenimi në zgjidhjen e problemeve me infrastrukturën nëntokësore, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari komunal nga radhët e VV-së, Xhelal Hajrullahu, thotë se banorët e fshatit Zhegër janë të pakënaqur me mënyrën sesi janë duke u implementuar projektet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme