Ekonomia Online
FUNDIT

Zvezda pritet në Qipro me mesazhin “Kosova është Serbi”

Zvezda pritet në Qipro me mesazhin “Kosova është Serbi”

Skuadra serbe Crvena Zvezda është pritur në Qipro me mesazhe që kanë të bëjnë me Kosovën. Ishin tifozët e APOEL Nicosias, skuadër kjo që vetëm pak javë më parë kishte luajtur në Kosovë kundër Gjilanit, që shpalosën banerin “Kosova është Serbi”. Zvezda në Qipro sot do të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Omonia […]

Skuadra serbe Crvena Zvezda është pritur në Qipro me mesazhe që kanë të bëjnë me Kosovën.

Ishin tifozët e APOEL Nicosias, skuadër kjo që vetëm pak javë më parë kishte luajtur në Kosovë kundër Gjilanit, që shpalosën banerin “Kosova është Serbi”.

Zvezda në Qipro sot do të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Omonia Nicosia.

Ndërsa ky mesazh i tifozëve qipriot shihet si përgjigje ndaj atyre kosovarë të Gjilanit  që pak javë më parë dogjën një flamur grek në qendër të Prishtinës, menjëherë pas ndeshjes Gjilani – APOEL.

Të ngjashme