Zviceranët me pyetje interesante rreth Shaqirit

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ishte figura kyçe e Zvicrës me golin e tij magjik ndaj Skocisë. Ai madje vendosi rekorde të shumta me atë gol.

Popullit zviceran po ashtu iu shtua kureshtja rreth Shaqirit, dhe këtë e tregojnë kërkimet e tyre në “Google” gjatë ndeshjes.

Një pyetje e veçantë ishte ajo që e preokupoi një popull të tërë.

Sipas “Google”, pyetja “Sa është i gjatë Xherdan Shaqiri?” u rrit në përqindje më shumë në krahasim me kërkesat tjera në “Google”.

Për mos t’ua lënë pikë, sipas “FIFA”, Xherdan Shaqiri është 1.69 metra i gjatë.

Por kush është më i kërkuari në “Google”, që zviceranët u janë vënë pas, që nga nisja e Kampionatit Europian? Është Kylian Mbappe, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Në vendin e tretë është Kwadwo Duah, i cili ishte në 11-shën e parë startuese ndaj Hungarisë, madje duke shënuar gol. I katërti në listë është Shaqiri.

Të ngjashme