Zvicra fton tre futbollistë shqiptarë për ndeshjet e këtij muaji

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka publikuar të premten listën prej 23 futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji. Në listën e tij, Petkoviq ka ftuar tre futbollistë shqiptarë: kapitenin Granit Xhaka (Arsenal) dhe Xherdan Shaqirin (Liverpool) e Admir Mehmedin (Wolfsburg).

Zvicra grumbullimin do ta nisë të hënën kurse këtë muaj, do t’i luajë tri ndeshje: dy në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe një miqësore. Më 25 mars, Zvicra luan në udhëtim kundër Bullgarisë kurse tri ditë më vonë e pret Lituaninë.

Të dyja këto ndeshje, i takojnë Grupit C kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndërsa, më 31 mars, zviceranët do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore kundër Finlandës.

Image

Të ngjashme