Një luftë diplomatike fjalësh në mes të Zvicrës dhe Rusisë është përkeqësuar, pas kërkesës së Zvicrës që Moska të ndalojë aktivitetet e spiunimit në territorin e saj, pas dyshimeve për dy raste të tilla, të identifikuara ditëve të fundit.
“Departamenti për Çështje të Huaja në Zvicër i ka bërë thirrje Rusisë që menjëherë t’iu japë fund aktiviteteve ilegale në tokën zvicerane apo atyre që shënjestrojnë zviceranët”, është thënë në një deklaratë më 16 shtator.
Ministria Zvicerane ka thënë të ketë thirrur në pyetje, ambasadorin e Moskës në Bern, Sergei Garmonin, në shenjë proteste ndaj aktivitetetit të Rusisë në Zvicër.
Në deklaratë nuk janë cituar shumë detaje, mirëpo e njëjta është publikuar vetëm një ditë pas raporteve në media, sipas së cilave spiunët rusë kanë shënjestruar një laborator në Spiez, që ka qenë duke testuar substancën, e cila është përdorur kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në muajin mars në qytetin britanik, Sallsbëri.
Në atë laborator janë testuar edhe armë që dyshohet se janë përdorur nga aleatja e Rusisë, Qeveria Siriane në luftën civile të shtetit të saj.
Kjo është hera e tretë që ministria ka kërkuar të marrë në pyetje ambasadorin rus, për të treguar kundërshtitë e tyre ndaj sulmeve të dyshuara në organizatat që veprojnë në Zvicër.
Në rastin e fundit, Qeveria Zvicerne ka konfirmuar më 15 shtator raportimet se autoritetet holandeze kanë arrestuar dhe dëbuar dy persona që dyshohet se janë spiunë rusë dhe të cilët mendohet se kanë kanë tentuar të ndërhyjnë në laboratorin zviceran.
Zvicra ka marr në pyetje ambasadorin rus, si shenjë proteste ndaj “tentim-sulmit”, derisa Moska ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, në atë që është cilësuar si akuza e fundit e Perëndimit për ndërhyrje të spiunazhit dhe formave tjera nga ana e Rusisë.
Caku i dyshuar në rastin e fundit është ka qenë Laboratori Spiez, i cili ka analizuar mostrat nga helmimi i Skripalëve në Angli.
Individët, për të cilët ka pasur shqetësime paraprake, kanë qenë pala e njëjtë, e identifikuar edhe nga Shërbimi zviceran i inteligjencës një ditë më herët, kanë njoftuar prokurorët.
Ambasada Ruse i ka përshkruar supozimet e gazetës si “jopërmbajtësore” dhe “të pabaza”.
“Ky është një tentim absurd për t’iu dhënë lexuesve një pikëpamje paragjykuese për punëtorët rusë që punojnë në Zvicër”, ka deklaruar kjo ambasadë.
Britania ka thënë se Moska për përdorur Noviçok për të vrarë Skripalët dhe ka akuzuar dy rusë në mungesë për tentim-vrasje.
Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë shëruar pas sulmit, mirëpo një shtetase e Britanisë, Daën Sturgess, ka vdekur në muajin qershor derisa i dashuri i saj, Charlie Roëley, është sëmurë pasi kanë kaluar nëpër gjurmë të helmit në një zonë afër Sallsbërit.
Gjatë kësaj kohë, prokurorët zviceranë kanë njoftuar se ata janë duke hetuar një sulm kibernetik të marsit të vitit 2017, kundër zyrave të Agjencisë Botërore Kundër-Dopingut në Zvicër.
Kjo agjenci, me bazë në Montreal, ka pezulluar antëtarësinë e agjencisë së Rusisë kundër dopingut në këtë trup, pas dyshimeve për raste të dopingut të sponsoruar nga shteti më 2015.
Moska në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në program të dopingut.