Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër, sipas të dhënave nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA, përcjell shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë Klan Kosova.
Në hartën, e cila u publikua nga World Factbook, tregon rezervat valutore dhe arit në të gjitha vendet evropiane, të cilat janë në dispozicion të autoritetit qendror monetar për t’u përdorur në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave.
Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarë dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë.
Rezervat e arit dhe valutave të huaja me vlerë dyqind miliardë dollarë kanë Republika Çeke, Franca, Italia, Britania e Madhe, Polonia dhe Turqia.