Shani Tarashaj nuk është ftuar nga Zvicra për ndeshjen me Letoninë që zhvillohet më 25 mars, e vlefshme për kampionatin botëror 2018.
Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, serbi Vladimir Petkoviq, ka publikuar listën e të ftuarve.
Aty janë pesë lojtarët me origjinë shqiptare: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmeti dhe Blerim Xhemajli.
Por, jo edhe Tarashaj i cili luan te Frankfurti në Gjermani.