Zvicra synon legalizimin e marihuanës medicinale

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Zvicra synon që t’ua lehtësojë pacientëve marrjen e marihuanës medicinale.

Propozimi që të lejohet përshkrimi i recetave të kanabisit për njerëzit që vuajnë nga kanceri apo sëmundjet tjera serioze, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Propozimi u bënë të mundur doktorëve që drejtpërdrejtë ta përshkruajnë kanabisin si pjesë e trajtimit”, kanë thënë nga kabineti zviceran.

“Rritja dhe përpunimi i kanabisit medicinal sikurse edhe shitja e tij do të ishte e mundur përmes një sistemi të rregulluar”, ka thënë agjencia për rregullimin e çështjes së drogës.

Të ngjashme