Zëvendëskryeministri serb, Nebosha Stefanoviq ka thënë, se është i shqetësuar nga mungesa e reagimeve të Evropës dhe të botës për mesazhet e udhëheqjes shqiptare në Serbi.
Stefanoviq tha, se “nuk e kuptoj pse nuk ka reagim serioz”, sipas tij, Serbia nuk mund të llogarisë mbështetjen e askujt dhe kjo u dëshmua disa herë, shkruan B92.
Më pas ka thënë, se Serbia nuk mund të thotë asgjë pas “vendimit politik” të gjykatës franceze në Colmar për refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.
“Nuk mund të themi asgjë të mirë, pas vendimit politik, jo miqësor ndaj Serbisë”, ka thënë Stefanoviq.
Gjykata e apelit në qytetin francez të Colmarit, të enjten ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt. Pas vendimit Serbia nuk kishte të ankese, ai u lirua dhe u kthye në Kosovë.
Haradinaj, u arrestua më 4 janar në territorin Francez, në bazë të një urdhër-arresti kundër tij të lëshuar nga Serbia, gjoja për krime lufte të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.