Zvogëlohen pak pagat 5000 € të Trustit

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 22:47 | Nga

Menaxhmenti i Trustit do të marrë paga 25% më të vogla. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Financa, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në facebook ai ka thënë se pagat 5 mijë euro janë disproporcionale për realitetin në Kosovë.

“Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të vazhdojë me procedimin e Ligjit për pagat.

“Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme