Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.
Kanceri i gjirit është njëri ndër vrasësit më të shpeshtë të femrave në tërë botën, në vendin tonë është mjaft i përhapur, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, atë që shumë njerëz nuk e dinë është që ekziston mënyra e thjeshtë që të zvogëloni rrezikun nga kanceri i gjirit, madje edhe për 90 për qind!
“Vitaminën D mund ta merrni nëpërmjet lëkurës, thjesht me rrezitje. Nëpërmjet ushqimit e merrni rregullisht nëpërmjet qumështit, mishit të peshkut, mishit, të verdhëve të vezëve dhe kërpudhave”, thotë mjekja dhe shton që doza e rekomanduar ditore e vitaminës D është 5 deri 10 miligram, andaj nuk është e vështirë ta furnizoni trupin me rezerva të nevojshme.
Mjekja ka shpjeguar edhe që në këtë mënyrë mund t’i evitoni edhe shumë sëmundje të tjera.
“Vitamina D i ndihmon trupit të shfrytëzojë kalciumin dhe fosforin dhe kështu forcon eshtrat dhe dhëmbët. Pos kancerit të gjirit, vitamina D zvogëlon dukshëm rrezikun edhe nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit, por ndihmon edhe në shërimin e depresionit”, thotë ajo.
Vitamina e diellit mund të gjendet në sasi të mëdha edhe në vajin e peshkut dhe në shumicën e produkteve të qumështit.