Zyba për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Pse nuk kishte aksione edhe në të kaluarën

Prishtinë | 19 Pri 2023 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Sali Zyba ka komentuar arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zyba ka thënë se në mungesë të dëshmive këtë veprim e merrë me rezerva, megjithatë ai ka shtruar pyetjen se pse nuk ka pasur veprimet të tilla edhe në të kaluarën.

“Këtë veprim të Policisë së Kosovës në mungesë të dëshmive dhe argumenteve pe marrë më rezervë. Pikëpyetjet e mija janë se meqë se ka pas dëshmi jo dilema e pikëpyetje në këto tender që ka qenë një farë praktike edhe në të kaluarën kësi veprime nuk ka pasur në kaluarën”, ka thënë Zyba në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Zyba ka thënë se pret rezultate nga ky rast në të kundërtën ngriten dilema.

“Unë po e vlerësoj si veprim, po pres rezultat; në të kundërtën më ngritë dilema tjera, si u bë që në këtë ndërmarrje asnjëherë mos më pas kësi veprime përkundër sheshazi keqpërdorimeve të deritanishme”, ka thënë ai.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar sot pas një bastisje që është kryer në zyrat e KEK-ut nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nagip Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë 2 vjet më parë.

Të ngjashme