Jetlir Zyberaj – këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë se Beogradi ka sakrifikuar serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve.
Sipas tij, inteligjenca serbe ka organizuar sulme të tilla vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët.
“Sulmi në Panda Café ishte një sulm ndaj civilëve serbë në qytetin e Pejës natën e 14-15 dhjetorit 1998. Dy burra të maskuar hapën zjarr në Kafe duke vrarë gjashtë të rinj serbë, pesë prej të cilëve ishin adoleshentë dhe duke plagosur 15”.
“Çështja pse ne nuk e dimë këtë është sepse asnjëherë nuk është sjell drejtësi për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Pyetja është se a do të trajtohet çështja e Pandës edhe nga Gjykata Speciale. Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast”.