Zyra e BE-së mirëpret heqjen e kufizimeve për produktet serbe në Kosovë

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpret heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve serbe në Kosovë përmes Merdares.

Kështu thuhet në një deklaratë të postuar në platformën X nga kjo zyrë, duke shtuar se tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes.

“Njerëzit dhe bizneset përfitojnë!”, përfundon kumtesa.

Të ngjashme