Zyra e BE-së e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, e nënshkruar mbrëmë pas mesnatës.
Kjo marrëveshje parashikon rrënimin e murit i ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit, ndërkohë, që obligon Komunën e Mitrovicës Veriore të zbatojë këtë marrëveshje.
Garantues të marrëveshjes janë dhe BE-ja, Zyra e ShBA-së në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.