E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën e cila drejtohet nga Marko Gjuriq ka dënuar fuqishëm incidentin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës, në të cilin është djegur vetura e liderit të Iniciativës Qytetare “SDP” Oliver Ivanoviq.
Kjo zyre ka kërkuar nga Prishtina zyrtare, komuniteti ndërkombëtarsi dhe të gjithë përgjegjësit për sigurinë në Kosovë që të bëjnë përpjekje serioze për të frenuar dhunën dhe për të siguruar kushtet për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarë, transmeton Klan Kosova.
Në një njoftim të kësaj zyreje poashtu theksohet se ky incident është edhe një përpjekje për t`iu shkakutar shqetësime qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë frikë dhe pasiguri si dhe për të inkurajuar dhunën e mëtejshme.