Zyra e Kryeministrit ka shpallur konkurs për Nënkoordinatorë Rajonalë, në kuadër të Koordinatorëve Nacionalë.
Por kjo nuk ka mjaftuar dhe Nënkoordinatorët Rajonalë tani do të kenë edhe Asistentë të Nënkoordinatorëve Rajonalë pasi është shpallur konkurs edhe për këtë pozitë pune.
Tani kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt ka:
5 zëvendëskryeministra
21 ministra
80+ zëvendësministra
180+ këshilltarë politik
5+ koordinatorë nacionalë
10+ nënkoordinatorë rajonalë të koordinatorëve nacionalë
10+ asistentë të nënkoordinatorëve rajonalë të koordinatorëve nacionalë.