“Zyra” e Petkoviq: Bërnabiq ka kërkuar leje për të hyrë në Kosovë 72 orë para nisjes

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të vizitojë veriun e Republikës së Kosovës të hënën e javës që po vjen.

Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë të kryeministres e kanë bërë publike 72 orë përpara, siç thuhet në marrëveshjen për vizita zyrtare.

Kryeministrja serbe nëse do të lejohet, do të vizitojë Mitrovicën, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.

Ajo pritet të takohet me qytetarët serbë të Kosovës dhe nëse do të lejohet, do të jetë vizita e saj e parë në Republikën e Kosovës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i institucioneve të Kosovës lidhur me këtë çështje.

Të ngjashme