Zyra Kombëtare e Auditimit konstaton përmirësime në raportin e auditimit për SHSKUK

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK),  sipas raportit zyrtar të  auditimit të vitin 2018, të nxjerrë nga Zyra Kombëtare e Audimit, ka shënuar përmirësim në zbatimin e rekomandimeve të dhëna  për vitin 2017.

Sipas raportit të vitit 2018, nga 19 rekomandimet  e dhëna për vitin 2017,  SHSKUK ka zbatuar 10 rekomandime apo 52% të rekomandimeve të përgjithshme.

Tetë rekomandime të tjera janë në fazë të zbatimit gjatë vitit 2018, përderisa me buxhetin  e vitit 2020 do të zbatohet edhe rekomandimi i fundit  i dhënë gjatë vitit 2017.

Të ngjashme