Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin COVID-19 dhe me qëllim të zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), këtë javë do të vazhdoj aktivitetin e punës online.

Për këtë qëllim janë ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe teknologjike për të ofruar asistencën e nevojshme për të gjithë stafin dhe për të mundësuar punën nga shtëpia.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur të zhvilluara disa metoda të telekomunikacionit dhe punës në distancë edhe para kësaj krize, prandaj synon që për aq sa lejojnë rrethanat, të ruaj të gjitha funksionet e saj punuese përmes angazhimit online.

Për rrjedhojë, puna në zyre do të kryhet vetëm nga një numër i kufizuar i stafit esencial. Pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia.

Kësisoj, me të gjitha palët e interesit dhe entitetet e audituara do të vazhdojë komunikimi online përmes postës elektronike dhe platformave tjera komunikuese, për të siguruar vazhdimësinë e punës audituese deri në atë shtrirje që organizatat mund të përgjigjen dhe situata lejon.

Përsa i përket institucioneve publike shëndetësore dhe atyre të sigurisë, si përgjegjëse të drejtpërdrejta për të menaxhuar situatën, do të bëhet një riaranzhim kohor i auditimit.

Me qëllim të sigurimit të komunikimit sa më efektiv ne kemi vendosur pikat e kontaktit sipas funksioneve ku ju mund të na kontaktoni:

http://www.zka-rks.org/news/zyra-kombetare-e-auditimit-vazhdon-punen-online/?fbclid=IwAR20mW4ifGY9Zc_4SXPBnuCYagfcym3hBB9NAwrQJSQW7ewKkLtgDAxX0Hg

Të ngjashme