Coutinho duhet të presë edhe tri javë për të bërë debutimin me Barcelonën.
Barcelona ka njoftuar se i transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro, Philippe Coutinho, ka probleme me këmbën e majtë dhe se do të mungojë së paku tri javë.
Ky lëndim i brazilianit u mësua pasi po kryente testet mjekësore pas kalimit në Barcelonë.
“Coutinho ka një problem në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë rreth tre javë”, njofton Barcelona.