Zyrtare: Devilwalk është trajneri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është konfirmuar, legjendari nga Suedia, Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg do të jetë trajneri i ri i Bad News Eagles.

Bad News Eagles me një postim në faqen e tyre në Instagram kanë konfirmuar se Devilwalk do të jetë pjesë e ekipit tash e tutje.

Devilwalk i cili ishte pjesë e ekipit fnatic, është fitues i dy turneve Major, një si lojtar në vitin 2013 dhe tjetrin si trajner në vitin 2015.

Suedezi vjen për të zëvendësuar Klestin “⁠stikle-⁠” Kola, i cili u nda me skuadrën në fillim të dhjetorit për shkak të dallimeve në vizionet e tyre.

Bad News Eagles së bashku me stikle kanë arritur që të shkruajnë historinë duke u bërë ekipi i parë shqiptar që behet pjesë e një turneu Major.

Devilwalk është shprehur i lumtur rreth së ardhmes së tij me ekipin Bad News Eagles, duke theksuar se ka pasur edhe oferta të tjera.

Të ngjashme