Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen me portugezin Diogo Jota, i cili vjen nga Wolverhampton Wanderers.
23-vjeçari bashkohet me kampionët e Ligës Premier pas tre sezonesh me Wolvesin, ku zhvilloi 67 ndeshje dhe shënoi 16 gola.
Jota gjithashtu shënoi nëntë herë në 14 ndeshje të Ligës së Evropës në sezonin 2019-20.
Sulmuesi e kaloi edicionin 2016-17 në huazim nga FC Porto nën drejtimin e trajnerit Nuno Espirito Santo.
Ai ishte golashënuesi më i mirë për Wolves me 17 gola kur ata fituan promovim në Ligën Premier, ndërsa këtë vit ai kishte merita të mëdha që e mbyllën në vendin e shtatë.
Jota do të marrë fanellën me Nr.20 te Reds – ndërsa karrierën e tij e ka filluar te Pacos de Ferreira.
Ai ka luajtur edhe te Atletico Madrid në vitin 2016.