Federata ndërkombëtare e futbollit, FIFA , ka nisur edhe zyrtarisht procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të kombëtares zvicerane, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, FIFA do të mbledhë komisionin disiplinor në raport me Xhakën dhe Shaqirin për shkak të festimit të golave me gjestin që simbolizon shqiponjën dy krerëshe që gjendet në flamurin kombëtar shqiptar.
Mediat në Zvicër raportojnë që lojtarët në fjalë mund të suspendohen për ndeshjet në vazhdim të këtij Botërori, por asgjë nuk dihet derisa FIFA të marrë vendim zyrtar.
Zvicra mposhti dje Serbinë në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore në Botërorin e Rusisë, kurse shqiptarët patën arsye të madhe për të festuar për shkak se golat erdhën nga futbollistët shqiptarë të cilët nuk harrun të festonin me simbolin e kombit të tyre.