Florent Hasani edhe zyrtarisht është lojtar i Hapoel Kfar Saba.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, do ta vazhdojë karrierën në Izrael.
Ai është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba, pasi u largua nga Hungaria nga klubi, Diosgur.
Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare.
Hasani pritet të ndihmojë Hapoel Kfar Saban në Premierligën e Izraelit që aktualisht është në pozitën e 9-të me 22 pikë të grumbulluara.