Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Dushi këtë post e ka mbajtur edhe gjatë qeverisjes në vitet 2014-2017. Po ashtu para fillimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ai është larguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku ka qenë përfaqësues i LDK-së, për të kandiduar si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria Kurti ka 15 ministri, 5 ministri, ku gjashtë udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri ministri do të udhëhiqen nga komunitetet.