Milani ka zyrtarizuar Marco Giampaolon si trajner të ri të skuadrës.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me opsion për një të tretë.
Giampaolo i dha fund kontratës me Sampdorian pas tre sezonesh për të nënshkruar me Milanin, kontratë që besohet se është 2 milionë euro për sezon.
Ai bëhet trajneri i 60-të te Milani, apo i teti që kur Massimiliano Allegri u largua në janar të vitit 2014.
51-vjeçari zëvendëson Gennaro Gattuson që u largua pasi Milani nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.