Zyrtare: Ky është gjyqtari i ndeshjes Shqipëri – Rumani (Foto)

| 17 Qer 2016 | 12:28 | Nga

Pavel Kralovec do ta gjykoj ndeshjen Shqipëri – Rumani
Drejtësia në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të vendoset nga gjyqtari çeku, Pavel Kralovec.

Edhe pse është prej të paktën 7 vjetëve pjesë e arbitrave elitarë në Europë, duke drejtuar ndeshje në Champions dhe Europa League, turneu në Francë është pjesëmarrja e dytë në evenimentet madhore në arenën ndërkombëtare për sa i takon Europianëve apo Botërorëve.

Në Euro 2012, inxhinieri 38-vjeçar ishte vetëm në rolin e gjyqtarit të katërt, ndërsa ishte edhe mes 52 arbitrave kandidatë për Botërorin “Brazil 2014”. Por, tashmë Pavel Kralovec, vlerësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në qarkullin për momentin.

Sfida ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, do të jetë e dyta për “bilbilin” çek në Euro 2016, pasi të enjten ai drejtoi ndeshjes, ku Irlanda e Veriut fitoi në mënyrë surprizë me Ukrainën.

auto_4591190781466164201

Të ngjashme