Newcastle United e kanë konfirmuar huazimin e Valentino Lazaros nga Interi për gjashtë muajt e ardhshëm.
23-vjeçari, i cili kryesisht luan në krahun e djathtë, ishte bashkuar me Interin nga Hertha Berlin, afatin kalimtar të kaluar.
Lazaro e ka nisur karrierën te RB Salzburg, ndërsa ka 28 paraqitje dhe tri gola me Austrinë.
Ai do të veshë fanellën me numër 23 te Newcastle dhe është blerja e dytë e klubit në afatin kalimtar të janarit, pas Nabil Bentaleb, i cili u bashkua nga Schalke 04.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe nuk mund të pres që të takoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të dal në fushën e stërvitjes dhe shpresoj të marrë shumë fitore në të ardhmen”, ka thënë Lazaro.
Edhe trajneri Steve Bruce u shpreh i lumtur me ardhjen e futbollistit të Interit.