Mbrojtësi i krahut të djathtë, Stephan Lichtsteiner ka kaluar zyrtarisht tek Arsenali si lojtar i lirë.
Zvicerani ishte pjesë e Juventusit në sezonet e fundit. Ai ka pasur 250 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”.
Për Arsenalin, Lichtsteiner do të bartë fanellën me numrin 12.
Ai është transferimi i parë i Arsenalit në epokën e Unai Emeryt.
“Stephan sjell eksperiencë dhe lidership në skuadër. Ai është lojtar me kualitet të lartë dhe me qëndrim pozitiv e i vendosur. Stephan do të na përmirësojë brenda dhe jashtë fushe”, ka thënë Emery, shkruan Koha.net.