Lirim Kastrati karrierën do ta vazhdojë në Bologna.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, është larguar nga Roma për t’iu bashkuar skuadrës tjetër nga Serie A, Bologna.
19 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e Bologna, që drejtohet nga ish sulmuesi i Milanit, Filipo Inzaghi.
Kujtojmë se sezonin e kaluar kosovari zhvilloi 21 ndeshje duke shënuar një gol në Primavera Tim Cup.