Zyrtare: Liverpool transferon Calvin Ramsay

| 19 Qer 2022 | 13:32 | Nga

Calvin Ramsay do të jetë lojtari i ri i Liverpoolit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Forma e mirë e Ramsay në ekipin skocez, Aberdeen bëri që Liverpool të shkojë pas tij.

18 vjeçari do të jetë në ‘Anfield’ deri në vitin 2027.

“Ramsay është një Reds. Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin me Calvin Ramsay nga Aberdeen”, thuhet në njoftim e klubit.

Çmimi që përflitet se ‘Reds’ kanë paguar është katër milionë funte.

Të ngjashme