Zyrtare: Lucas Hernandez i bashkohet PSG-së

| 09 Kor 2023 | 14:53 | Nga

Lucas Hernandez është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain.

Klubi francez njoftoi sot se ai kë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Mbrojtësi francez erdhi nga Bayern Munichu, ku i kaloi katër vite.

“Ndjej shumë gëzim! Unë prisja të bashkohesha me PSG-në për një kohë të gjatë, më në fund ndodhi. Është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu ”, tha Lucas Hernández pas zyrtarizimit.

Të ngjashme