Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen në kuadër të play-offit në Ligën e Kombeve.
Përballja që zhvillohet më 26 mars të vitit 2020 do të ketë një risi të re, pasi për herë të parë do të përdoret VAR-i.
Komiteti i UEFA-s ka bërë të ditur se për ndeshjet e play-offit që zhvillohen në vitin e ardhshëm, do të përdoret video asistenti i gjyqtarit.
Sistemi VAR do të përdoret në Evropë do të përdoret edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022, gjë e cila do të aprovohet nga FIFA
Kujtojmë se nëse Përfaqësuesja jonë arrin ta kalojë Maqedoninë e Veriut, atëherë do të ketë punë me njërin nga fituesit e përballjes, Gjeorgji – Bjellorusi, që po ashtu zhvillohet më 26 mars.
Përballja finale do të zhvillohet pas tri ditësh, e që edhe në atë përballje (gjithmonë nëse i kalojmë maqedonasit) do të jemi mysafir. /Telegrafi/