Zyrtare, në Rinas u grabitën 6 milionë euro

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Rikonfirmohet shuma e grabitur më 9 prill në Aeroportin e Rinasit. “Shekulli” zyrtarisht mëson se në grabitjen spektakolare janë marrë 6 milionë euro.

Shuma e lartpërmendur është konfirmuar nga tri banka të nivelit të dytë.

5 persona të veshur me kamuflash hynë më 9 prill në Aeroportin e Rinasit duke grabitur shumën e madhe të parave, për t’u larguar më parë me automjetin me mbishkrimin “Kontroll Tatimor”.

Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar shtetasit Oltian Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Ishte pikërisht shtetasi Alkond Bengasi që gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës identifikoi përmes fotografive të dyshuarit që ndodheshin në drekën te Shkëmbi i Kavajës para grabitjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme