Bayern Munich ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Manuel Neuerin për rinovimin e kontratës.
Portieri gjerman kishte kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe Bavarezët nuk dëshironin të rrezikonin që ai të largohej më pas si i lirë.
Andaj, përmes një njoftimin në rrjetet sociale, kampioni i Bundesligës ka bërë të ditur se Neuer do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024.
“FC Bayern ka zgjatur kontratën e Manuel Neuer me një vit tjetër deri më 30 qershor 2024. Nr.1 gjerman u transferua në Mynih nga Schalke në 2011. 36-vjeçari ka qenë kapiten i FCB që nga viti 2017”, thuhet në komunikatën e tyre.
Në anën tjetër, Neuer tha se është shumë i kënaqur që do të vazhdojë të jetë pjesë klubit edhe për një vit tjetër.
“Jam shumë i kënaqur që rrugëtimi im vazhdon në FC Bayern. Do të kemi sërish një ekip shumë të mirë me të cilin mund të garojmë për çdo titull. Si portier, kapiten dhe lider, dua të jem mbështetës dhe një faktor kyç në qëllimet tona të mëdha. Ne duam të zgjerojmë rekordin tonë të titullit dhe të konkurrojmë përsëri për Kupën DFB dhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai.
Neuer ka fituar 10 tituj të Bundesligës, pesë Kupa DFB, gjashtë Superkupa DFL, dy Liga të Kampionëve, Kupën e Botës për Klube FIFA dhe Superkupën e UEFA-s në FC Bayern.
Ai ka bërë 472 paraqitje konkurruese për klubin. Portieri ka 109 paraqitje për Gjermaninë, që është një rekord në pozicionin e tij. Ai fitoi Kupën e Botës në Brazil në 2014. Ai është shpërblyer për arritjet e tij të mahnitshme me pesë çmime të portierit më të mirë të IFFHS në botë, dhe ishte portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj dhe portieri i vitit UEFA në vitin 2020. Neuer ka qenë Futbollisti i Vitit i Gjermanisë në 2014 dhe 2011.