Klubi nga Abruzzo ka formalizuar tratativat me Interin duke huazuar sulmuesin shqiptar. Futbollisti 19-vjeçar do të nënshkruajë kontratën menjëherë pas përfundimit të vizitave mjekësore
Presidenti i Pescaras, Daniele Sebastiani mban premtimin e tij dhe zyrtarizon afrimin në ekip të sulmuesit shqiptar, Rey Manaj. Numri një i klubit nga Abruzzo, e vetëm pak më parë e kishte konsideruar Manajn si një talent me shumë prespektivë në repartin e sulmit.
Tashmë Sebastiani dhe Pescara e tij do të mund të besojnë te sulmuesi shqiptar gjatë sezonit të ardhshëm, me qëllim arritjen e objektivit për të mbijetuar në Seria A.
Sebastiani ka siguruar për një sezon huazimin e 19-vjeçarit nga Interi. Rey Manaj vjen te Pescara pasi numëron në total 6 aktivizime me ekipin e parë të Interit.
Për ish-futbollistin e Cremoneses vjen më në fund momenti për tu shndërruar në një futbollist i rëndësishëm dhe me peshë, teksa te Pescara ai do të gjejë edhe shqiptarin tjetër, Ledian Memushajn. Konkretisht Manaj po zhvillon vizitat mjekësore. Njoftimi vjen pikërisht nga klubi i Pescaras.