Selektori i Portugalisë, Fernando Santos do të mbetet në drejtim të fituesit të “Euro 2016” deri në Kampionatin e ardhshëm evropian, ka njoftuar Federata e Futbollit të Portugalisë.
Santos, 61 vjeç, udhëhoqi Portugalinë drejt titullit të parë të Evropës pas fitores ndaj Francës në Paris me rezultat 1:0, më herët gjatë këtij muaji.
Triumfi i solli atij dhe bashkëpunëtorëve kontrata të reja me Portugalinë.
“Federata e Futbollit të Portugalisë dhe selektori i ekipit Fernando Santos kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së vlefshme nga shtatori i vitit 2014”, thuhet në fillim të njoftimit nga FPF.
“Marrëveshja e re mes FPF dhe Fernando Santos do të vlejë deri më 2020, duke vazhduar edhe me mandatin e tanishëm të udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Portugalisë”, shkruhej në vazhdim të saj. Portugalia e fillon fushatën e kualifikimeve për “Botërorin 2017” më 6 shtator kundër Zvicrës në Basel.