Zyrtare: Sulmuesi shqiptar, Armando Broja nënshkruan me skuadrën e parë të Chelseas

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Talenti i ri shqiptar, Armando Broja, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Chelseas, transmeton Gazeta Metro.

Sulmuesi i ri nga Shqipëria ka bindur drejtuesit e klubit londinez për t’i ofruar kontratë profesionale, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me të rinjët.

Nga 28 ndeshje të zhvilluar me Chelsea U18 në këtë sezon, Armando Broja ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 5 asistime.

Tani, 18 vjeçari ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Chelseas, duke falenderuar familjen dhe shoqërinë e tij për përkrahjen.

https://www.instagram.com/p/B8trHgpAyHN/

Vlen të theksohet se Armando Broja gjithashtu është pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme