Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka bërë të ditur se ka suspenduar organizimin e Copa Americas në Argjentinë.
CONMEBOL ka bërë të ditur se Copa America e cila ishte paraparë të
zhvillohej në Argjentinë është suspenduar dy javë para fillimit.
Arsyeja e suspendimit të turneut thuhet të jenë shqetësimet e zytarëve të CONMEBOL-it për rritjen e rasteve dhe situatën me pandeminë COVID-19 që po mbretëron në Argjentinë.
CONMEBOL ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Twitter që Copa America është suspenduar dhe tani do të shqyrtohen mundësitë tjera për organizimin e saj.
Copa America ishte paraparë të fillonte me 13 qershor me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Kilit